
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur të enjten pasdite afër Liqenit të Livoqit, duke lënë të lënduar katër persona.
Aksidentin për Insajderin e ka konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Gjilanit.
“Me datën 17.07.2025 rreth orës 16:00 kemi pranuar informacion për një aksident trafiku afer liqenit të fshatit Livoq. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy veturave, ku përpos dëmeve material lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar në qendrën Emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit ku jane duke u trajtuar”, tha ai.
Osmani shtoi se rrethanat e këtij aksidenti po hetohen nga hetues të aksidenteve nga Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan.