Katër persona të lënduar në aksident trafiku në Pejë, njëri në gjendje të rëndë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër persona të lënduar në aksident trafiku në Pejë, njëri në gjendje të rëndë

    Insajderi
    04 September 2025 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se sot ka pranuar katër persona të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku.

    Sipas njoftimit zyrtar, tre prej pacientëve janë në gjendje të lehtë dhe po trajtohen nga personeli mjekësor, ndërsa një pacient tjetër ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është duke marrë trajtim intensiv.

    “Pacienti në gjendje të rëndë është duke u ekzaminuar dhe trajtuar nga ekipi i kujdesit intensiv,” thuhet në komunikatën e spitalit.

    Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë të ditura deri më tani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark