Katër persona janë përfshirë në një rrahje në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj mbrëmjen e së martës.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se njëri nga ta është në qendrën emergjente në Ferizaj.
“Ju njoftojmë se rreth orës 22:10 kemi pranuar informatën se në qendrën ,,Village’’ në Ferizaj ka ndodhur një përleshje fizike në mes disa personave. Katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka bërë të ditur ai.
Veseli ka shtuar se për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet.
Insajderi raportoi më herët për këtë rrahje, ku dëshmitarë të rastit i thanë mediumit se menjëherë pas rrahjes, ka intervenuar Policia e Kosovës.
Sipas këtyre dëshmitarëve, pas vetëm tre minutave nga incidenti, janë paraqitur katër patrulla policore.
Insajderi ka arritur të sigurojë edhe pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i ndiqni në artikullin më poshtë: