Katër persona të vdekur nga orteku në Alpet franceze – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Katër persona të vdekur nga orteku në Alpet franceze

    Insajderi
    13 February 2017 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 4 persona kanë mbetur të vdekur pas një orteku në resortin e skive në Tignes, në Alpet franceze.

    Ndërkohë, 9 turistë të tjerë janë përfshirë nga masivi i borës, që goditi një rrëpirë jashtë pistës së rrëshqitjes, sipas asaj që thotë Emmanuel Dubost i policisë lokale.

    Ai shton se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dy helikopterë, përveç forcave të policisë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit të zonës malore, shkruan Tch.

    Punonjësit e kërkim-shpëtimit arritën të nxjerrin një të mbijetuar pasi u “varros” nga dëbora, i cili përshkruhet se është në gjendje kritike për jetën. Numri i viktimave, për fat të keq pritet të rritet.

    Dy persona janë nxjerrë të gjallë deri më tani, ndërsa 3 persona rezultojnë të zhdukur, sipas burimeve nga vendngjarja.

    Orteku që ra prej një lartësie 400 metrash ka ndodhur në resortin e ndodhur në 2.100 metra nga niveli i detit, në një seksion jashtë pistës së skive në Tignes, një vend turistik pranë kufirit me Italinë e që preferohet shumë nga turistët britanikë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark