Katër persona të vdekur nga sulmet e arinjve në Japoni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Katër persona të vdekur nga sulmet e arinjve në Japoni

    Insajderi
    13 June 2016 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarëve në Japoninë veriore iu është thënë të qëndrojnë larg maleve pasi katër njerëz janë vrarë nga sulmet e arinjve.

    Policia në prefekturën Akita ka gjetur këtë fundjavë një trup të një gruaje që dyshohet të ketë qenë cak i arinjve, njofton The Guardian.

    Viktima, Tsuwa Suzuki 74 vjeçe, ka qenë vështirë të identifikohet nga policia për shkak të lëndimeve të mëdha që ka pasur në trup.

    Ajo besohet se ka shkuar për të mbledhur bimë në atë pjesë.

    Së fundi, edhe tre burra të tjerë kanë vdekur prej asaj që është përshkruar si “lëndime të egra” të marra nga sulme të ndara nga arinjtë në atë zonë.

    Një veterinar i asaj zone ka thënë se ka mundësi që të katër persona të jenë vrarë nga i njëjti ari./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark