Kryeqendrat si Mexico City, Parisi, Madridi dhe Athina thonë se do të ndalojnë automjetet me naftë në qytetet e tyre duke filluar nga viti 2025.
Ndalimi i propozuar ka për qëllim për të përmirësuar cilësinë e ajrit duke ulur azotin dhe oksidin dhe emetimet e grimcave nga motorëve me naftë, shkruan MotorTrend.
Lirimi i gazrave të motorëve me naftë bëri bujë në mbarë botën vitin e kaluar, kur u zbulua se kompania Volkswagen kishte zhvilluar një pajisje që mundësoi që disa nga motorët e saj me naftë të kalonin në ShBA testimet, pasi që limitet ligjore nuk lejonin që ata motorë të shiteshin për shkak të ndotjes së ajrit.
Qyteti i Parisit ka qenë një udhëheqës që ka filluar për të ndaluar automjet me motor dizel, automjete tashmë të ndaluara në këtë qytet janë të gjitha ato që janë prodhuar përpara vitit 1997./Insajderi.com