
Katër raste të dhunës në familje u raportuan nga Policia brenda 24 orëve të fundit.
Në Obiliq, një mashkull është arrestuar pasi i njëjti kishte mosmarrëveshje me një femër, i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në gjendje të dehur një mashkull ka sulmuar një femër në Prishtinë, i njëjti është dërguar në mbajtje.
Një rast tjetër është shënuar në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në gjendje të dehur “i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave një femër dhe një mashkull kosovar, lidhur me rastin i njëjti është arrestuar dhe dërguar për tretman mjekësor, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu në Podujevë, policia bën me dije se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.