Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Insajderi
    25 February 2025 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

    Njoftimi:

    DHUNË NË FAMILJE

    Prishtinë/24.02.2025-15:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhune psikike ndaj dy viktimave një mashkulli dhe një femre kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    · Pejë/ 24.02.2025-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuarit është dërguar në mbajtje.

    · Peje/ 24.02.2025-18:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Si pasojë e sulmit njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.


    DHUNË NË FAMILJE

    Malishevë/24.02.2025-14:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte demoluar orenditë shtëpiake dhe më pas dhe kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark