Tre qytetarë të përkatësisë boshnjake dhe një serb janë arrestuar në Mitrovicën Veriore, për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës femër të trafikuar.
Policia e Kosovës njofton se dy nga të arrestuarit me qëllim përfitimi personal enjë gruaje kanë detyruar viktimën të kryente shërbime seksuale me pagesë, ndërsa dy të tjerët u arrestuan për veprën penale ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.
Viktima pas intervistimit në prezencën e avokatit, u dërgua në shtëpinë e sigurt për tu trajtuar më tej sipas procedurave për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave. Kurse dy nga të arrestuarit me vendim të prokurorit u ndaluan për 48 orë derisa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, njofton PK. /Insajderi.com