
Zjarri që ka kapluar lagjen “Pajtimi”në Shtime la të lënduar katër persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili thotë se viktima kanë lëndime të lehta.
Ai shton se zjarri i cili ka shpërthyer në afërsi të shtëpive të banimit, paraqet rrezik për banorët.
Ndër të tjera, shuarja e zjarrit po has në probleme, pasi erërat e forta kanë bërë përhapjen më të shpejt të tij.
“Rreth orës 14:00, në lagjen “Pajtimi”në Shtime është paraqitur një zjarr fushor, i cili për shkak të erës së fortë është përhapur me shpejtësi. Zjarri, i cili ndodhet afër shtëpive të banimit, paraqet rrezik. Deri tani është përfshirë një shtëpi e vjetër dhe një veturë. Në vendngjarje ndodhen ekipet e zjarrfikësve të Shtimes, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit me ndihmën edhe të banorëve të lagjes. Deri në këtë moment është raportuar për katër persona të lënduar. Në zonën e rrezikuar ndodhet edhe një autoambulancë”, ka deklaruar ai.