Katër të mitur pësojnë lëndime në Gllogoc pas përleshjes - tre prej tyre dërgohen në mbajtje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër të mitur pësojnë lëndime në Gllogoc pas përleshjes – tre prej tyre dërgohen në mbajtje

    Insajderi
    28 February 2025 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se katër të mitur në Gllogoc kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur midis tyre.

    Gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta.

    Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

    Tre prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër mbetet në QKUK për trajtim të vazhdueshëm dhe në përkujdesje të policisë.

    Rasti në procedurë, njofton policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark