Policia e Nju Jorkut ka njoftuar se katër persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm me armë që ka ndodhur në Brooklyn.
Një zëdhënës i policisë amerikane tha se zyrtarët policorë i janë përgjigjur një telefonate të banorëve të lagjes “Weeksville” në Brooklyn. Kur policët shkuan në vendin e ngjarjes, aty i gjetën trupat e pajetë të katër personave.
Policia ende nuk e ka arrestuar asnjë person në lidhje me këtë rast, ndërsa në mesin e personave të plagosur janë dy burra dhe një grua. Raportohet se ata gjenden jashtë rrezikut për jetë.
Autoritetet nuk kanë ndonjë informacion për motivin e mundshëm të këtij sulmi apo për ndonjë person të dyshuar.
Raportohet se sulmi ndodhi në një klub social, shkruan “CNN”.
#BREAKING: at least 4 people are dead, 5 others are injured after a shooting in #Brooklyn. So far, no one has been arrested. It happened in the Weeksville section, possibly at a private social club. @CBSNews @CBSNewYork pic.twitter.com/cRLzINWR5F
— Marc Liverman (@MarcLiverman) October 12, 2019