Katër viktima nga aksidenti në Plavë, dyshohet se tre janë shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër viktima nga aksidenti në Plavë, dyshohet se tre janë shqiptar

    Insajderi
    26 December 2023 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Mal të Zi.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Barane në afërsi të Plavës.

    Siç raportojnë mediat atje dy nga viktimat janë çift bashkëshortor.

    Nga ky aksident ka mbetur i plagosur edhe një person, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën

    Siç raporton Radio Televizioni i Malit të Zi të gjithë të vdekurit janë nga Plava.

    Aksidenti ka ndodhur dje në orën 19:35.

    Ndërkohë, në disa portale në Mal të Zi është raportuar se tri nga viktimat janë shqiptarë, informacion ky që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark