Katër viktima nga Covidi në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër viktima nga Covidi në Shqipëri

    Insajderi
    08 December 2021 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar katër raste me fatalitet si pasojë e koronavirusit.

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë kryer 2.317 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 346 qytetarë, prej tyre më së shumti në Tiranë- 146.

    Janë 5.982 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 156 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

    Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 79 vjeç nga Korça dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 202.641 raste, prej tyre 193.533 janë shëruar, 5.982
    janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.126 pacientë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark