Instituti Demokratik i Kosovës ka prezantuar sot rezultatet e shërbimit për këshilla ligjore pa pagesë për raportuesit dhe viktimat e korrupsionit përmes një konference për media në kuadër të shënimit të Javës Kundër Korrupsion.
Përmes një konference për media KDI ka njoftuar se në këtë qendër janë raportuar 75 raste me më shumë se 200 qytetarë të cilët kanë kërkuar ndihmë ligjore.
Rastet e raportuara nga qytetarët gjatë vitit 2016 sipas KDI-së janë ato të konkurseve publike, rasti i specialistëve të pa punë si dhe rastet e vonesave nga gjykatat në shqyrtimin e lëndëve të palëve.
Florent Spahija nga KDI, tha se veprimet që ndërmarra kjo organizatë kanë rezultuar në ndryshimin e buxhetit për specialistët mjekësorë të pa punë, “ku sot të njëjtit janë në punë të përkohshme me mundësi që të vazhdojnë punën nëpër spitalet e Kosovës”.
“Në anën tjetër është prodhuar një raport ku janë paraqitur rastet konkrete të vonesave të lëndëve nëpër gjykata, duke bërë presion publik që gjykata të përfundojë këto lëndë sa më shpejtë”, tha Spahija. /Insajderi.com