Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e quan veprim jo parlamentarë hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, gjatë së cilës u votua Projektligji për Demarkacionin më Malin e Zi.
Përmes një komunikatë për media, kjo organizatë që mbikqyrë punën e Kuvendit, u bënë thirrje deputetëve ta ushtrojnë të drejtën e tyre parlamentare pa cenuar të drejtën “e asnjërit deputet për të ushtruar mandatin dhe përgjegjësitë kushtetuese për të cilat janë të zgjedhur”.
“Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është një marrëveshje e cila pasi ka kaluar nëpërmes kundërshtimeve dhe argumentimeve “pro dhe kundër”, duhet të trajtohet përmes mekanizmave institucionalë, qoftë për t’u ratifikuar apo dhe për t’u hedhur poshtë si marrëveshje e pavlefshme”, shkruan në komunikatën e KDI-së.
KDI konsideron se procedimi i marrëveshjes me procedura të përshpejtuara është i panevojshëm, duke kërkuar kështu që deputetëve të komisioneve t’u lihet kohë e mjaftueshme në dispozicion për trajtimin me hollësi të marrëveshjes. /Insajderi.com