Organizata joqeveritare “Instituti Demokratik i Kosovës” – KDI, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit të ndërmerr veprime ligjore dhe të mbledh prova në lidhje me rastet që përmenden në bisedat e përgjuara të Adem Grabovcit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Audio-inçizimet e përgjimeve telefonike të deputetit të PDK-së, të siguruara dhe publikuara nga Insajderi, dëshmojnë kontrollin e plotë të zyrtarëve të lartë të PDK-së në institucionet e Kosovës.
KDI thotë se në këto përgjime telefonike “bëhen të ditura marrëveshjet e tyre për çështje nga më të zakonshmet deri te ato që mund të konsiderohen ndërhyrje në integritetin e drejtësisë apo cenim të pavarësisë së institucioneve të pavarura”.
“Në këto përgjime dëgjohen biseda edhe për punësim të njerëzve partiak brenda institucioneve të vendit dhe përpjekjet për të anashkaluar procedurat e rekrutimit”, thuhet në reagimin e KDI-së.
Organizata joqeveritare “Instituti Demokratik i Kosovës” – KDI, i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit të ndërmerr veprime ligjore dhe të mbledh prova në lidhje me rastet që përmenden në bisedat e përgjuara të Adem Grabovcit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Audio-incizimet e përgjimeve telefonike të deputetit të PDK-së, të siguruara dhe publikuara nga Insajderi dëshmojnë kontrollin e plotë të zyrtarëve të lartë të PDK-së në institucionet e Kosovës.
KDI thotë se në këto përgjime telefonike “bëhen të ditura marrëveshjet e tyre për çështje nga më të zakonshmet deri te ato që mund të konsiderohen ndërhyrje në integritetin e drejtësisë apo cenim të pavarësisë së institucioneve të pavarura”.
Instituti Demokratik i Kosovës e sheh çështje problematike edhe neglizhencën e prokurorëve të shtetit, të cilët ende nuk kanë reaguar për të marrë masa ndaj personave të implikuar në përgjimet telefonike.
Përmes një serie bisedash telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit me Hashim Thacin, Kadri Veselin e të tjerë, Insajderi dëshmon se si këta njerëz e shtrijnë kontrollin e ndikimin e tyre mbi secilin institucion te Kosovës, përfshirë këtu edhe në sistemin gjyqësor e prokuorial, Policinë e Kosoveë, universitetet, mediat etj. /Insajderi.com