KDI: Parregullsia kryesore e shfaqur në Drenas është votimi familjar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KDI: Parregullsia kryesore e shfaqur në Drenas është votimi familjar

    Insajderi
    04 December 2016 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen sot në Drenas, janë karakterizuar me një numër të parregullsive, njofton Instituti Demokratik i Kosovës, i cili është monitoruar këto zgjedhje.

    Përmes një konference për medie, Albert Krasniqi nga KDI, ka thënë se dukuria më e shpeshtë e shfaqur në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, është votimi familjar.

    Ai ka thënë se kjo dukuri është shfaqur në 68 raste në këtë komunë.

    “Parregullsitë më të shpeshta që e karakterizojnë këtë proces të votimit, është votimi familjar, kjo dukuri është identifikuar në 68 raste. Vetëm në Negrovc në një vendvotim kryefamiljari ka shoqëruar 12 familjarë në një qendër votimi për të votuar bashkërisht”, ka thënë Krasniqi.

    Ai ka thënë se problem tjetër në zgjedhjet lokale në Drenas ka qenë edhe hapja me vonesë e disa qendrave të votimit.

    “10 për qind e qendrave të votimit kanë pasur vonesa me hapjen e tyre, dhe këto vonesa kanë ndodhur kryesisht për shkak të vonesës së komisionarëve dhe të vëzhguesve”, është shprehur ai.

    Nga dalja e qytetarëve në votime deri në orën 12:00 janë regjistruar deri në 6,956 votues me të drejtë votë, që në përqindje i bie të jetë 13.23 për qind I qytetarëve nga numri I përgjithshëm që kanë të drejtë vote në zgjedhje.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark