KDI reagon për ndërtimin e murit te Ura e Ibrit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KDI reagon për ndërtimin e murit te Ura e Ibrit

    Insajderi
    07 December 2016 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Instituti Demokratik i Kosovës KDI përmes një komunikate për media ka shpreh shqetësimin për sic kanë thënë devijimin e projektit për revitalizimin e Urës së Mitrovicës, me ndërtimin e murit në anën veriore të Mitrovicës.

    “Ura e Mitrovicës duhet të shërbej për të bashkuar qytetarët të cilët jetojnë në të dy anët e saj, çfarëdo ndarje përfshirë ndërtimi i mureve ndarëse është i papranueshëm. Veprime të tilla po krijojnë konfuzion te qytetarët, po ngjallin ndjenjën e pasigurisë dhe të frikës si dhe po minojnë kredibilitetin e këtij procesi”, thuhet në reagimin e KDi-së.

    Sipas KDI-së është e rëndësishme që institucionet e vendit të rrisin transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve rreth marrëveshjeve që janë arritur në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi dhe përmbajtjes së tyre.

    “KDI i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, në përputhje me obligimet që ka karshi qytetarëve, që të monitoroj nga afër zbatimin e marrëveshjeve të cilat dalin nga dialogu Kosovë- Serbi, të sqaroj sa më parë gjendjen e krijuar dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që procesi i revitalizimit të urës së Mitrovicës të jetë në shërbim të lëvizjes së lirë të qytetarëve, mirëqenies së tyre, të bashkëjetesës ndëretnike dhe ofrimit të perspektivës për zhvillim të dy anëve të qytetit”, thuhet në komunikatë.

    Gjithashtu KDI ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi të jenë vigjilentë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi duke garantuar që marrëveshjet e arritura dhe zbatimi i tyre të jenë në përputhje të plotë me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark