"Ke dështu me u bë gjyqtar në Kushtetuese, të shpërbleu VV-ja" - përplasje e ashpër mes Grudës dhe Qorrollit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ke dështu me u bë gjyqtar në Kushtetuese, të shpërbleu VV-ja” – përplasje e ashpër mes Grudës dhe Qorrollit

    Insajderi
    13 August 2025 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmë në RTK mes deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, dhe përfaqësuesit të VV-së, Vigan Qorrolli.

    Përplasja nisi pas kritikave të Qorrollit ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët ai i cilësoi si të njëanshëm.

    Gruda reagoi duke ia kujtuar se dikur kishte kandiduar për gjyqtar në Kushtetuese, por pasi nuk ishte zgjedhur, ishte emëruar zëvendësministër nga partia në pushtet.

    Ai e akuzoi Qorrollin se po e mbronte VV-në me qëndrime të njëanshme.

    “Sa i përket kualifikimit të gjyqtarëve, z.Qorrolli ka kandiduar për t’u bërë gjyqtar në Kushetuese, masi nuk është zgjedh, është bo zv/ministër. Pas disa muajve, mos ma ndërprej argumentin. Mos u merr me mu ti, kam qenë profesor. Nuk po e pranon debatin. Po du me tregu sa i anshëm është mendimi yt. Masi nuk është zgjedh, VV-ja ka vendos me shpërbly me zv/ministër”, tha Gruda.

    Ky koment nuk u prit mirë nga Qorrolli, i cili tha se kandidimi i tij ka qenë publik dhe se postin e zv/ministrit e kishte marrë dy vite më vonë, duke akuzuar Grudën se po mundohej “t’iu hynte në qejf shefave”.

    “Ti nuk bën me u marrë, kandidimi im ka qenë i hapur. Në 2021 kam apliku, në 2023 jam bërë zv/ministër”, tha ai.

    As ky thumbim i Qorrollit nuk mbeti pa kundërpërgjigje.

    “Shefat ki qejf me i ndërru ti”, i tha Gruda, duke aluduar që Qorrolli diikur kishte qenë këshilltar i Hajredin Kuçit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark