Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se nëse do të shkonte në Hagë, s’do ta takonte vetëm bashkëpartiakun Rexhep Selimi, por se do të bënte kërkesë për takim me të gjithë
Në një intervistë në RTK, Konjufca ka thënë se kurdo që do të shkojë në Hagë, këtë do ta bëj publike.
“Jo, kur ta bëj do ta bëj publike. S’do të kërkoj vetëm Rexhep Selimin. Kur të vijë momenti edhe që ta konsideroj të arsyeshme që të shkojë t’i vizitojë, unë do ta bëjë kërkesën me siguri për të gjithë”, ka deklaruar Konjufca.