Kë e përkrah Ermal Sadiku? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kë e përkrah Ermal Sadiku?

    Insajderi
    04 September 2026 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka deklaruar në një intervistë në “Edicionin Special” në Klan Kosova se votimi ndryshe i deputetëve të partisë duhet të shihet si vlerë dhe jo si dobësi.

    Sadiku ka thënë se deputetët e LDK-së kanë mendimet e tyre dhe se nuk është hera e parë që ata votojnë ndryshe në raste të rëndësishme.

    “Secili deputet ka mendimin e vet dhe kjo është vlerë e LDK-së. Nuk është diçka e keqe, siç po mundohet me u thënë. Kjo ka qenë vlera e LDK-së gjithmonë”, tha ai.

    Duke folur për zgjedhjen e presidentit, Sadiku ka bërë të ditur se do të votojë pro kandidaturës së Bekim Sejdiut, duke theksuar se e njeh personalisht dhe se e konsideron atë person me integritet.

    “Kam qenë para, gjatë dhe pas mbledhjes së grupit parlamentar që do ta votoj propozimin për president, z. Sejdiun. E kam edhe subjektive, sepse e njoh dhe mendoj që është person me integritet”, deklaroi ai.

    Deputeti i LDK-së ka shtuar se, sipas tij, procesi nuk ka shkuar ashtu siç është dashur, por ka vendosur ta tejkalojë këtë çështje dhe të votojë në përputhje me bindjen e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark