“Ke rrahur një femër”/ Debat i ashpër mes Gertit dhe Laertit, ky i fundit shpërthen në lot – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Ke rrahur një femër”/ Debat i ashpër mes Gertit dhe Laertit, ky i fundit shpërthen në lot

    Insajderi
    21 January 2025 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë këtyre dy ditëve, që përfshinte Rozanën, Laertin dhe Gertin.

    Ky i fundit, i ka akuzuar ata për lojë të dyfishtë, teksa nuk u kursye për kolegun e tij, duke thënë se është munduar ta hiqte nga puna, duke përfshirë dhe një zënkë mes tyre përpara disa vitesh.

    Në Prime, ky debat u përcoll kështu:

    Gerti: Për këtë Laertin kisha pak konsideratë dhe po e ruaja pak atë gjë.

    Laerti: Ti ke hyrë në shtëpi duke thënë Laerti është njeriu më i mirë, Laerti të jep shpirtin. Ti je në kontradiktë me fjalët e tua. Isha i gëzuar për ditëlindjen tënde. Hiqe maskën e Jagos.

    Gerti: Je xheloz.

    Laerti: Jo zotëri. Unë të kam dalë në për zot, kur të kanë lënë në baltë. Kjo quhet pabesi. Ty nuk të bën mirë pushteti.

    Gerti: Ti përmende emra.

    Laerti: Emra përmende ti. Dhe ke përmendur emra engjëjsh. Ke përmendur fëmijë. Ç’të duhet ty me fëmijët e botës.

    Gerti: Për atë vajzë kam bërë sherr unë me ty. E ke sharë, e ke degjeneruar në mes të lokalit. E ke rrahur në mes të lokalit vajzën e botës.

    Laerti: Ti ke hyrë duke thënë Laerti është njeriu më i mirë në botë.

    Gerti: Ke rrahur një femër more.

    Laerti: S’ke asnjë argument dhe asnjë fakt. A s’ke turp ti që përmend fëmijët e botës? Erdhe para meje dhe mu ule në gjunjë, e më kërkove ndjesë.

    Gerti: Je i pafytyrë totalisht. Ike dhe i the dikujt të më hiqte nga puna.

    Ledioni: Ti ke hyrë në Big Brother për të ballafaquar gjithçka që di për Laertin? Sepse çfarë dëgjuam nuk kanë lidhje me Laertin brenda në Big Brother.

    Gerti: Erdhi një dron me inicialen…

    Ledioni: Iniciale që Laerti i njeh.

    Laerti: Janë miq, kolegë të mi të nderuar. Akuzon produksionin.

    Gerti: Do ta jap unë skenën ty tani. Ky njeri ndalon pikërisht te ai emër. I dashur Ledion dhe të dashur ju njerëz. Në momentin që ky dëgjoi emrin e Olta Dakut, ky ndaloi. Unë i thashë që nuk është Olta Daku, por është Olta Gixhari. Jo tha ky, është Daku tha tre herë. E përmendi të më intimidonte.

    Laerti: Çfarë intimidimi thua?! Të ka sëmurur pushteti i liderit në shtëpi. Është Rozana Radi ajo, jo kjo tjetra. Që kur ke ardhur ke përmendur emra fëmijësh së vegjël.

    Rozana: Na ka përmendur baballarë të vdekur.

    Gerti: Edhe për atë do flasim.

    Rozana: S’ka nevojë. Për babain tim flas vetë.

    Gerti: Të njohin botërisht kush je o Laert. Na turpërove more.

    Pas debatit që u shpalosen edhe histori personale nga jashtë, Laerti shpërthej në lot.

    Teksa Ledioni e ftoj në dhomën e rrëfimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark