Sot rreth orës 12:05 të ditës së sotme, është kërcënuar me armë Nënkryetari i Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi, njofton Klan Kosova.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj komune, Engelbert Zefaj. Ky i fundit tha se ngjarja ndodhi në momentin kur Gashi doli në pauzë.
“Një qytetar i cili ka punuar në të kaluarën si roje në këtë komunë, e ka kërcënuar me armë nënkryetarin”, ka thënë ai, njofton Klankosova.tv, transmeton Insajderi.
Sipas Zefajt, sulmuesi i cili është rreth të 40-tave është parandaluar nga sigurimi dhe më pas është arrestuar nga policia. /Insajderi.com