×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS-i kap një kompani taksish duke vjedhur rrymën për mbushjen e veturave elektrike, kaq mijë dyshohet të jetë dëmi

    Insajderi
    02 October 2024 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KEDS ka njoftuar se një kompani taksish në Prishtinë ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saja elektrike.

    Në njoftim thuhet se ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë gjatë këtij veprimi të jashtëligjshëm.

    Dëmi që i është shkaktuar KED-sit kalon vlerën e 40 mijë eurove.

    “KEDS ka zbuluar një kompani taksish në Prishtinë që ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saja elektrike. Ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë gjatë këtij veprimi të jashtëligjshëm”, thuhet në njoftim.


    Njoftimi:

    Rryma t’kushton ma lirë kur e përdor drejt! 

    KEDS ka zbuluar një kompani taksish në Prishtinë që ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saja elektrike.

    Ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë gjatë këtij veprimi të jashtëligjshëm.

    Dëmi financiar që i është shkaktuar KEDS-it është i madh, duke u përllogaritur në 40,568.26 euro, shumë të cilën kompania e taksive obligohet ta rikthejë menjëherë si pjesë e rikthimit të humbjeve.

    KEDS-i ka intensifikuar kontrollet për të luftuar keqpërdorimin e energjisë elektrike në mbarë Kosovën, duke u angazhuar fuqishëm në parandalimin e këtij fenomeni të dëmshëm për të gjithë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark