KEDS mohon të ketë konfiskuar një lopë për shkak të borxhit të energjisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS mohon të ketë konfiskuar një lopë për shkak të borxhit të energjisë

    Insajderi
    31 March 2016 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompnia e distribuimit të energjisë elektrike, KEDS, ka demantuar një lajm që ka qarkulluar në mediat kosovare se kjo kompani ka konfiskuar një lopë për shkak të borxheve të papaguar të energjisë së një familje në Podujevë.

    “KEDS / KESCO dëshirojnë të sqarojë për opinionin se nuk ia kanë konfiskuar lopën z. Bislim Halitit nga fshati Dvorishtë e Podujevës, siç është apostrofuar në shumë media.  KEDS/KESCO nuk konfiskojnë asnjë pajisje shtëpiake apo pasuri të asnjë individi, por merren me distribuimin, përkatësisht furnizimin me energji elektrike dhe janë të licencuar për të operuar në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media.

    “Në kuadër të këtyre kompetencave, KEDS / KESCO kanë përgjegjësi ligjore t’i trajtojnë të gjithë konsumatorët në mënyrë të barabartë. Kjo nënkupton edhe detyrime të anës tjetër, pra ata që e shpenzojnë duhet ta paguajnë. Në rast të mospagesës së borxhit është praktikë standarde që KEDS / KESCO e dërgojnë rastin tek përmbaruesi në pajtim me ligjin përkatës”.

    KEDS thotë se ka qenë vet konsumatori që në mënyrë vullnetare kishte shkuar të përmbaruesi dhe e kishte paguar borxhin njëherësh, përkundër faktit se i ishte mundësuar pagesa me rata nga përmbaruesi privat./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark