Në hyrje të Krushës së Madhe një fabrike e re ka filluar të marrë formë. Ajo tashmë është në fazat e fundit të ndërtimit dhe së shpejti aty pritet të fillojë puna e Grave të Krushës, të cilat me produktet e tyre kanë arritur të depërtojnë edhe në tregun ndërkombëtarë.
Tash e tutje ato do të ketë furnizim më kualitativ me energji elektrike. Kjo pasi KEDS ka përfunduar një projekt investiv atje. Është vendosur trafo tërësisht e re së bashku me të gjitha stabilimentet përcjellëse dhe rrjet i ri nëntokësorë, që do të ofrojë kapacitetet e nevojshme energjetike për operim të rregullt të Kooperativës “Gratë e Krushës”.
Ky investim ka gëzuar tej mase edhe Gratë e Krushës, të cilat tash e disa vite përmes produkteve që shesin, gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre. Drejtoresha e kooperativës “Gratë e Krushës”, Fahrie Hoti ka thënë fal përkahjes së KEDS është rritur siguria në furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, e cila sipas saj, do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në punët e tyre ditore. “Ne kemi filluar ndërtimin e fabrikës se re e cila pritet së shpejti të funksionalizohet. Për ne, primare ka qenë sigurimi i energjisë elektrike atje, në mënyrë që punët ditore t’i realizojmë pa vështirësi. Duke e falënderuar KEDS-in, fabrika tashmë ka një trafo të re e cila do të ofrojë kapacitetet e nevojshme për operimet tona”, ka thënë Hoti.
KEDS po vazhdon me investime në rrjetin energjetik çdo ditë anekënd Kosovës, që tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër konsumatorit për t’i mbështetur aty ku është nevoja.