KEDS ka njoftuar se në Drenas ka ndalur disa trafo, e këtë ka thënë ta ketë bërë për shkak të mbingarkesës, në mënyrë që, siç është thënë të mos vije deri te rënia e largpërçuesve.
“KEDS njofton se të gjitha vendvotimet në Komunën e Drenasit kanë energji elektrike. Ekipet e KEDS-it janë vazhdimisht në terren dhe duke u përkujdesur maksimalisht që furnizimi të jetë pa ndërprerje”, thuhet në njoftimin e KEDS-it, përcjell koha.net. “Janë ndalur disa trafo për shkak të mbingarkesave, në mënyrë që të mos afektohet procesi zgjedhor dhe të mos vije deri tek rënia e largpërçuesve”, thuhet më tej aty.
Siç ka raportuar sot Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ, të paktën dy qendra të votimit në Drenas kishin mbetur pa energji elektrike.
Votimet kanë vazhduar pavarësisht rrymës së munguar. /Insajderi.com