KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lartë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lartë

    Insajderi
    23 December 2024 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa fshatra të Vitisë dhe të Drenasit raportohet se mbrëmë kanë mbetur pa energji elektrike.

    Në lidhje me këtë çështje është deklaruar zëdhënësi për media nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), Lulzim Krasniqi.

    Ai ka thënë se arsyeja e ndalimit të energjisë elektrike në disa vende të Kosovës ka qenë përshkak të konsumit të lartë.

    Krasniqi ka thënë se kjo ndërprerje e energjisë elektrike nuk ka të bëjë me reduktime.

    “Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord, që po shkon deri në 1500 MW/h, po shkaktohen ngarkesa në asetet elektroenergjetike të KEDS-it në disa vende në Kosovë. Rrjedhimisht, nuk bëhet fjalë për reduktime të energjisë elektrike ose ndalesa. Lusim qytetarët tanë që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që munden, në mënyrë që të mos rrezikohen asetet. Kursimi maksimal i saj mundëson operim më të mirë të rrjetit dhe shërbim më efikas”, bën të ditur Krasniqi nga KEDS për rtv21.tv


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark