Kehoes i pranohet tërheqja, mbrojtjen e Thaçit do ta udhëheqë avokati kroat – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kehoes i pranohet tërheqja, mbrojtjen e Thaçit do ta udhëheqë avokati kroat

    Insajderi
    15 February 2024 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gregory Kehoe-s, avokatit kryesor i ish-presidentit Hashim Thaçi, i është aprovuar kërkesa nga Gjykata Speciale që të tërhiqet nga mbrojtja. Kjo, për shkak të mos-realizimit të disa pagesave ndaj tij. Në krye të mbrojtjes së Thaçit do të vendoset avokati kroat, Luka Misetiq. Misetiq veçse është pjesë e mbrojtjes së ish-presidentit.

    Kështu bëhet e ditur në një parashtresë të Speciales, teksa thuhet se Prokuroria Speciale e kundërshtoi kërkesën duke vlerësuar se ka pasur “mungesë informacionesh” për ndikimin në vazhdimin e gjykimit.

    Njoftimi potencon edhe tërheqjen e Joe Reeder, bashkë-avokat, si dhe tre bashkëpunëtorëve ligjore e pesë anëtarë të ekipit mbështetës.

    “Paneli gjithashtu miratoi tërheqjen e bashkë-avokatit të Thaçit, Joe Reeder, ndërsa Sekretari iu drejtua të vendoste për tërheqjen e kërkuar të tre bashkëpunëtorëve ligjorë dhe pesë anëtarëve të ekipit mbështetës”, thuhet në njoftim.

    “Vendimi do të hyjë në fuqi kur Sekretari të caktojë një këshilltar të ri drejtues. Meqenëse Thaçi dhe Luka Mišetić (aktualisht një nga këshilltarët e Thaçit) ranë dakord që Mišetić do të pasonte Kehoe, Paneli ftoi Sekretarinë që të ndërmerrte të gjitha hapat e nevojshëm për të emëruar Mishetiqin si avokat kryesor për Thaҫi-n sa më shpejt të jetë e mundur”, vijon njoftimi.

    Kujtojmë se shkaku kryesor i tërheqjes së Kehoe dhe ekipit të tij nga mbrojtja e Thaçit ishte vonesa e pagesave ndaj tyre. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark