KEIT, kryefjalë për pacientët italianë.
KEIT Day Hospital ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane për standardet që ka vendosur në industrinë e kirurgjisë estetike ndër vite. Programi i njohur në Itali “Porta a Porta” në Rai Uno moderuar nga Bruno Vespa, nisur nga fakti që shumë vendas zgjedhin të kryejnë ndërhyrje estetike jashtë shtetit, zgjodhi KEIT si kryefjalën e këtij shërbimi për pacientët ndërkombëtarë.
Gazetarja e emisionit Simona Decina udhëtoi enkas drejt Tiranës për të parë nga afër këtë spital ditor.
Në kronikën e përgatitur ajo vë theksin tek standardet e larta që KEIT ofron, cilësinë maksimale të shërbimit dhe tarifat mjaft konkurruese në raport me tregun italian si pasojë e taksave më të ulëta në vend.
Arsyet përse italianët zgjedhin KEIT
Për të zbuluar arsyet se përse pacientët italianë zgjedhin gjithmonë e më shumë KEIT, gazetarja e emisionit “Porta a Porta” mori dëshmitë e disa pacientëve. “Zgjodha KEIT pasi ma sugjeruan disa miqtë e mi të mbetur të kënaqur nga shërbimi”– u shpreh një pacient që ka kryer rimodelimin e hundës.
Ndërkohë një tjetër paciente, e cila ka kryer zvogëlimin e gjoksit, tha: “Për të njëjtën ndërhyrje në Itali më kanë kërkuar rreth 8 mijë euro ndërsa në KEIT e kam kryer me gjysmën e tarifës.”
Diferenca e çmimeve dhe cilësia e rezultateve kanë bërë që KEIT të jetë një destinacion i preferuar për italianët që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale apo trajtime estetike të standardeve më të larta. Me çmime më të ulëta deri në 50% më pak se ato të klinikave italiane, pacientët mund të përmbushin dëshirat e tyre në aspektin estetik por edhe shëndetësor.
Por çfarë e bën KEIT unik?
Përveç shërbimit të përkushtuar, KEIT ofron një përvojë të organizuar dhe të rehatshme për pacientët ndërkombëtarë, duke vendosur në dispozicion paketën All-Inclusive, e cila përfshin fluturimin, transfertat aeroportuale si dhe akomodimin në KEIT Hotel. Kjo qasje ka bërë që KEIT të fitojë reputacion si një lider në kirurgjinë estetike ndërkombëtare. Në mbyllje të materialit të përgatitur për KEIT, gazetarja Simona Decina shprehet: “Shumë klinika estetike ekzistojnë në Tiranë, shumë të tjera janë hapur dhe mbyllur, por askush nuk ofron standardet e asaj që ne vizituam”.
Vlerësime të shumta nga media italiane për KEIT
Kjo nuk është hera e parë që KEIT tërheq vëmendjen e mediave italiane si ato vizive apo të shkruara. Kujtojmë se vetëm para disa javësh, e përditshmja më e madhe në Itali, Corriere della Sera i ka kushtuar një artikull KEIT duke e cilësuar këtë të fundit si perandori të kirurgjisë estetike. Është i madh numri i gazetave të rëndësishme italiane të cilat ndër vite i kanë bërë jehonë KEIT dhe po njësoj kanalet televizive më të mëdha me emisionet e tyre si: Rai Due në vitin 2017 në emisionin “Nemo – Nessuno Escluso” me Enrico Lucci, “La Vita in Diretta” në vitin 2019 me Lorella Cuccarini, këtë vit “Dritto e Rovescio” në Rete 4 me Paolo Del Debbio dhe “L’aria che tira” në La 7 me Davide Parenzo. Dhe me sa duket emri i KEIT do të vazhdojë të dëgjohet akoma më shumë edhe në mediat e tjera duke promovuar kështu edhe Shqipërinë si një potencial i provuar për të investuar.