Kek me pjeshkë për 15 minuta – Insajderi
×
Receta

Kek me pjeshkë për 15 minuta

Insajderi
17 September 2019 - 15:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

MUND TË KONSUMOHET PËR MËNGJES, I SHOQËRUAR ME QUMËSHT OSE ÇAJ

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24/26 CM:

»» 400 g pjeshkë ose kajsi të prera në copa të mëdha

»» 300 g miell Tipi 00

»» 200 g sheqer

»» 80 g ml vaj luledielli

»» 70 ml qumësht

»» 3 vezë

»» 16 g sodë për ëmbëlsira (1 bustinë)

»» 1 bustinë vanilje

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

1.Rrahim për 5 minuta me rrahëse elektrike vezët me sheqerin. Shtojmë vajin, qumështin, miellin, sodden me sitë dhe vaniljen.

2.Shtojmë pjeshkët, të prera në copa të mëdha dhe i përziejmë me spatul. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me vaj e miell dhe e pjekim për 40/50 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark