KEK nënshkruan tender të negociuar në mbi gjysmë milioni për tre ftohës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK nënshkruan tender të negociuar në mbi gjysmë milioni për tre ftohës

    Insajderi
    08 July 2025 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Korporata Energjetike e Kosovës, ka dhënë një tender gjysmë milioni. Kontrata u dha në formë të negociuar. Ndërsa kompania që fitoi tenderin është GE Steam Power France Branch in Kosovo, shkruan Insajderi.

    KEK, ka nënshkruar dje (07.07.2025), kontratën për blerjen e tre ftohësve të hidrogjenit.

    Këta tre ftohës i kushtuan 539,599.84 euro dhe kompania që u shpërblye.

    Sipas njoftimit do të bëhet blerja e dy ftohësve të hidrogjenit për gjeneratorët elektrik të B1 e B2.

    “Blerja e dy ftohësve të hidrogjenit për gjeneratorët elektrik të B1 e B2. Stabilimenti i gjeneratorit elektrik në secilin bllok të TC Kosova B e ka të montuar si nën tërësi edhe sistemin e ftohjes së hidrogjenit. Ky sistem përbëhet prej katër ftohëseve (këmbyes të nxehtësisë special për këtë destinimin) të montuar në pjesën e sipërme të shtëpizës (komorës) së statorit të gjeneratorit elektrik”, thuhet në dosje.

    Kontratat njëburimore janë ngritur si problem për diskutim nga organizatat e shoqërisë civile që e monitorojnë prokurimin publik. 

    Çka thotë Ligji për kontratat një burimore?

    Ndërsa, kontratat njëburimore mund të lidhen sipas Ligjit të Prokurimit Publik por duhet të plotësohen disa kushte.

    Ndër këto kushte sipas nenit 35 janë: Në raste emergjente kur nuk ka kohë për të ndjekur procedurat e zakonshme ose kur ekzistojnë arsye të veçanta teknike ose artistike që justifikojnë përzgjedhjen e një ofruesi të veçantë.

    “Nëse, për arsye objektive dhe të detyrueshme teknike ose artistike, kontrata duhet ti ipet një operatori të caktuar ekonomik; Nëse, për arsye të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale apo industriale apo të drejtave ekskluzive, kontrata mund t’i ipet vetëm një operatori të caktuar ekonomik;

    Nëse, për aq sa është shumë e nevojshme për arsye të emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës kontraktues, autoriteti i tillë kontraktues nuk mund ta japë kohën e kërkuar për ushtrimin e cilësdo procedurë tjetër që parashtrohet në këtë ligj.”, thotë ligji. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark