KEK njofton për rikthimin në operim të njësisë B1 të Termocentralit Kosova B - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK njofton për rikthimin në operim të njësisë B1 të Termocentralit Kosova B

    Insajderi
    22 June 2025 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se njësia B1 e Termocentralit Kosova B është kthyer në operim.

    Siç thuhet në njoftimin e KEK, punimet kryesore të realizuara gjatë kësaj periudhe përfshijnë:

    “Sanimi i rrjedhjeve në kaldajë, me ndërrimin e rreth 30 gypave të dëmtuar në nivele të ndryshme; Sanimi i rrjedhjeve në kondenzator, me eliminimin e rreth 410 gypave me rrjedhje; Intervenime në skarën 1 dhe 2, me qëllim përmirësimi të performancës së djegies; Riparime në barrierën termike të pompës furnizuese PF1; Sanimi i defekteve në filtrin elektrik, në 7 nga 8 fushat e tij, me angazhim të pandërprerë teknik”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark