KEK shpenzon 400 euro për katër çanta krahu që ia bleu zyrtarëve ligjor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Analiza

    KEK shpenzon 400 euro për katër çanta krahu që ia bleu zyrtarëve ligjor

    Insajderi
    22 August 2025 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shpallur një procedurë prokurimi me vlerë minimale për furnizim me katër çanta krahu për Zyrtarë Ligjorë, shkruan Insajderi.

    Këto çanta do i kushtojnë buxhetit 400 euro.

    Sipas dokumentit të publikuar më 13 gusht 2025, KEK ka specifikuar në dosje se kjo përfshin blerjen e katër çantave të kraharorit.

    Me tender u shpërblye kompania “GETNO L.L.C”., saktësisht me një vlerë prej 377 euro.

    Ndërsa njoftimi për nënshkrimin e kontratës u bë sot.

    Kujtojmë se javën e kaluar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hapur një tender tjetër me vlerë të përgjithshme prej 85 mijë euro.

    Me këto para planifikohet blerja e dy automjeteve udhëtare të tipit xhip.

    Insajderi vazhdimisht ka raportuar për kontratat që po jepen nga KEK:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark