Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se kanë përfunduar me sukses sanimet e defekteve të paraqitura në kaldajën e Termocentralit Kosova B, dhe njësia B-1 është rikthyer në operim.
Sipas njoftimit, sinkronizimi i njësisë B-1 me rrjetin është realizuar sot në ora 15:35 minuta.
“Ky rikthim në operim i njësisë B-1 përfaqëson një arritje të rëndësishme për KEK, duke kontribuar në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike në vend. Ne falënderojmë të gjithë punonjësit për angazhimin e tyre dhe jemi të bindur se ky sukses do të ndikojë pozitivisht në operimet tona të ardhshme”, thuhet në njoftim.