KEK-u shpërblen punëtorët me nga 400 euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK-u shpërblen punëtorët me nga 400 euro

    Insajderi
    25 July 2025 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka miratuar vendimin për shpërndarjen e një bonusi prej 400 euro neto për secilin të punësuar në korporatë.

    Ky vendim, sipas KEK-ut, është marrë në bazë të kompetencave statutare të Bordit dhe në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Gjithashtu, ai reflekton praktikat e mira ndërkombëtare të qeverisjes korporative dhe është mbështetur në performancën e mirë financiare të KEK Sh.A. gjatë vitit 2024.

    “Bordi e ka ndërmarrë këtë vendim me bindjen se mirëqenia e punonjësve mbetet një ndër prioritetet kryesore strategjike. Ata janë aseti më jetik i korporatës dhe themeli i suksesit e stabilitetit të saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të KEK-ut.

    Njoftimi i plotë:

    Sot, në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK Sh.A.), është miratuar vendimi për ndarjen e një bonusi në vlerë prej 400 euro neto për të gjithë të punësuarit e korporatës.

    Ky vendim është marrë bazuar në kompetencat statutare të Bordit, sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare të qeverisjes korporative, si dhe mbi bazën e performancës së mirë financiare të KEK Sh.A. gjatë vitit 2024.

    Njëkohësisht, në shqyrtimin e këtij vendimi janë marrë parasysh edhe kërkesat e dy sindikatave aktive në KEK Sh.A. – SR-KEK dhe SPEK – të adresuara gjatë takimeve të rregullta me menaxhmentin ekzekutiv.

    Bordi e ka ndërmarrë këtë vendim me bindjen se mirëqenia e punonjësve të KEK Sh.A. mbetet një prioritet strategjik, duke i konsideruar ata si asetet më vitale të korporatës dhe themel të suksesit dhe stabilitetit të saj.

    Ky bonus përfaqëson një vlerësim të drejtpërdrejtë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm të stafit në përmbushjen e objektivave të korporatës në sektorin energjetik të vendit.

    Zbatimi i vendimit do të bëhet nga menaxhmenti ekzekutiv, në koordinim me njësitë përkatëse financiare dhe administrative të KEK Sh.A.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark