Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), po tregon rezultate pozitive në tejkalimin e krizës energjetike në Kosovë.
Sipas një njoftimi, KEK deri më tani ka depozituar mbi 120,000 MWh energji elektrike në KESH, me qëllim të zbutjes së kërkesës në ngritje për energji elektrike në Shqipëri.
“Duke qenë se sot konsumi vendor në Kosovë ka shënuar ngritje në orë të caktuara (në kohë të pikut), KEK në bashkërendim me Ministrinë e Ekonomisë kanë ndërmarrë veprime të shpejta me ç’rast nga ora 14:00h janë siguruar 100 MWh/h nga energjia e depozituar e KEK-ut në KESH dhe paralajmërimi për reduktime u ndalua. Bashkëpunimi i ndërsjellë në mes KEK dhe KESH çdo ditë e më shumë po tregon rezultatet pozitive në tejkalimin e krizës energjetike nga ku përfitues janë qytetarët e të dyja vendeve!”, thuhet në njoftim.