×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK-u vazhdon avazin e dhënies së tenderëve një burimor, 200 mijë € në muaj për “Rojet e Nderit”

    Insajderi
    15 November 2023 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koorporata Energjetike e Kosovës -KEK ka shpërblyer me tender në vlerë mbi 200 mijë euro kompaninë Rojet e Nderit për sigurimin e objekteve të saj.

    Kontrata është nënshkruar me 2 nëntor dhe vlen vetëm një muaj.

    KEK e dha tenderin përmes procedurës së negociuar pa publik të njoftimit për kontratë, që nënkupton se palët negociuan direkt mes vete.

    Forma e tillë, ani se e lejuar sipas Ligjit të Prokurimit, eliminon konkurrencën.

    Prodhuesi kryesor i energjisë në vend i kishte gjatë këtij viti (2023) tri kontrata të njëpasnjëshme, një burimore, në vlerë totale rreth 1.4 milionë euro kompanisë së sigurimit, “Rojet e Nderit”. Procedura përmes të cilës janë kryer pazaret – ajo e negocimit të drejtpërdrejtë, pa publikim të njoftimit për kontratë – kufizon garën dhe po ashtu shton mundësitë për keqpërdorime.

    Dy muaj më herët në KEK u arrestua kryeshefi Nagip Krasniqi, i afërt me Vetëvendosjen, pikërisht nën dyshimet për dallavere me dy tenderë. Ai ndodhet në paraburgim dhe dyshohet për tri vepra penale: “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim i ndikimit” dhe “konflikt i interesit”.

    Kontrata që peshojnë 559 milionë euro janë nënshkruar nga insituticionet e Kosovës në vitin 2022.

    Kështu thuhet në raportin e Progesit, të cilin e ka parë portali Front Online.

    “Në vitin 2022 janë nënshkruar kontrata me vlerë 559 milionë euro, krahasuar me kontratat me vlerë afër 430 euro milionë në vitin 2021”, thuhet aty.

    Sipas raportit një sasi e konsiderueshme e aktiviteteve të prokurimit publik (21.80%) përmes procedurës së negociuar pa prokurim formal dhe proces tenderimi.

    “Vlera e kontratat e nënshkruara me procedurë të negociuar pa u publikuar janë 78,56 euro milionë ose 14.05%”, thekson raportin.

    Tenderët një burimor, ani se të lejuar sipas Ligjit të Prokurimit, eliminojnë konkurrencën dhe rritin mundësitë për keqpërdorime.

    Çka thotë Ligji për kontratat një burimore?

    Procedura e negocimit direkt lejohet ligjërisht, por ka raste specifike se kur mund të aplikohet.

    Autoriteti kontraktues, sipas Ligjit të Prokurimit Publik, mund ta përdor për ushtrimin e aktiviteteve të prokurimit që kanë për qëllim dhënien e:

    2.1. çfarëdo kontrate publike:

    (i) nëse, për arsye objektive dhe të detyrueshme teknike ose artistike, kontrata duhet t`i jepet një operatori të caktuar ekonomik;

    (ii) nëse, për arsye të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale apo industriale apo të drejtave ekskluzive, kontrata mund t’i jepet vetëm një operatori të caktuar ekonomik;

    (iii) nëse, për aq sa është shumë e nevojshme për arsye të emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës kontraktues.

    Me kusht që kjo dispozitë të mos mund të shfrytëzohet nëse rrethanat që e kanë krijuar situatën emergjente ekstreme mund t’u atribuohen veprimeve neglizhente ose të qëllimta ose lëshimeve të autoritetit kontraktues.

    Rreth kompanisë “Rojet e Nderit”

    Pronësia e kësaj kompanie tashmë është bartur në emër të Gëzim Paçarizit, sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve.

    Më herët drejtohej nga themeluesi i saj biznesmeni Kushtrim Krasniqi, i arrestuar për prostitucion.

    Kompania njihet për fitimin e tenderëve nëpër institucionet e Kosovës.

    Ajo ka degë në katër qytete dhe aktivitet primar i saj është siguria.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark