Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv është emëruar Bekir Gërguri, ndërsa Ramadan Budakova është emëruar si ushtrues detyre në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv po ashtu, z. Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv.
Në një njoftim për media nga Korporata Energjetike të Kosovës, thuhet se ushtrues i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv është emëruar Bekir Gërguri, i cili ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK-ut, ndërsa Ramadan Budakova është emëruar zv. Kryeshef Ekzekutiv.
“Bordi i Drejtorëve (BiD) KEK sh.a. është̈ i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike. Lidhur me këtë, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 21.02.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës”.
“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. gjithashtu ka emëruar z. Ramadan Budakova në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht z. Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre)”, njofton Korporata Energjetike e Kosovës.
Njoftimi i plotë: