Kelmendi braktisë PDK-në pasi humbi betejën për post qeveritar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi braktisë PDK-në pasi humbi betejën për post qeveritar

    Insajderi
    29 April 2016 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka dhënë dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës në të cilën kishte kaluar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 12 maj 2014.

    Me ambicie për tu bërë zëvendëskryeministër i Qeverisë së koalicionit PDK-LDK apo siç parapëlqente ta quante veten “zëvendës kryeministër për zhvillim ekonomik”.

    Kelmendi nuk u ul asnjëherë në postet e dëshiruara. 

    Hatër mbetja për shkak të mos mbajtjes së premtimeve duket se ka quar deri kërcënimin e tij  për largimin nga PDK-ja, të cilën e zyrtarizoi të premten e 29 prillit.

    Këtë ia ka deklaruar Gazetës Express, duke thënë se ky vendim vjen pasi “nuk i është plotësuar kërkesa e tij për të qenë pjesë e Qeverisë”.

    Kërcënime se do ta lente PDK-së, Kelemendi ka dhënë javëve të fundit në disa intervista.

    Së fundmi herë, para një jave, Ramiz Kelmendi kishte thënë se e do postin e zëvendëskryeministrit në mënyrë që të që do ta përmirësonte Isa Mustafën në politikat ekonomike.

    Kishte thënë se ai ka një përvojë 40 vjeçare në ekonomi dhe tregti që mjaftojnë për të përmirësuar politikat ekonomike të drejtuar nga akademiku që ka magjistruar në shkencat organizative – Menaxhmenti Financiar dhe ka doktoruar në ekonomi, në fushën e Lidershipit të bizneseve, kryeministrin Isa Mustafa.

    Biznesmeni i futur në politikë, Ramiz Kelmendi kishte thënë se është në dorë të liderëve të Partisë Demokratike të Kosovë nëse ai do të bëhet zëvendëskryeministër i Kosovës apo jo.

    Për këtë pozitë ka thënë se ka një pajtim por duhet pritur, por sot pritjes i ka ardhur fundi./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark