Kelmendi reagon ndaj Mehmet Krajës - thotë se i ka 'dalë afati' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi reagon ndaj Mehmet Krajës – thotë se i ka ‘dalë afati’

    Insajderi
    08 July 2016 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi e ka fyer rëndë akademikun, Mehmet Kraja, duke e quajtur njëri të “dalë afatit, sikur ushqimi”.

    Ky reagim i Kelmendit vije pasi që Kraja sot ka publikuar një letër të gjatë u ka shkruar “myslimanëve në Facebook”, njofton Insajderi.

    “Mehmet Krajës i ka dalë “afati” sikur ushqimit, dhe kur produktit ushqimor i del “afati”, mundohet të i helmoj njerëzit. Ne Myslimanët, jo vetëm që shikojmë “afatin”e produktit, por shikojmë a është hallall apo haram”, ka thënë Kelmendi.

    Mirëpo, deputeti nuk e ka dhënë asnjë argument për atë që ka shkruar Kraja.

    Akademiku Mehmet Kraja në tekstin e gjatë u kishte bërë një pyetje miqve të tij myslimanë në Facebook. “Miqve të mi myslimanë të Facebook-ut kam një pyetjen për t’ua bërë: Çfarë mendoni të bëni me Kosovën? Nëse pandehni se Kosovën e keni bërë tashmë shtet islamik, mos e harroni kundërshtimin tonë (tash për tash të heshtur), sot dhe për tërë jetën”.

    Ky shkrim ka zgjuar shumë reagime si në rrjetet sociale e po ashtu edhe në debatet ndërmjet intelektualëve. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark