Kelmendi: Ekonomia familjare, e vetmja mundësi për zhvillim të qëndrueshëm – do të jetësohet me mbështetjen e kryeministri Haradinaj – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Kelmendi: Ekonomia familjare, e vetmja mundësi për zhvillim të qëndrueshëm – do të jetësohet me mbështetjen e kryeministri Haradinaj

    Insajderi
    17 January 2025 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Egzon Kelmendi, ka paraqitur propozime për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, duke potencuar rëndësinë e investimeve në ekonominë familjare.

    Sipas Kelmendit, ekonomia në familje është më e shpërndarë dhe profitabile, duke ofruar mundësi të mëdha për zhvillim dhe rritje të qëndrueshme.

    “Ekonomia në familje është ekonomia më e shpërndarë profitabile,” ka thënë Kelmendi, duke përmendur disa pika kyçe që mund të sjellin përfitime të mëdha për vendin.

    Ai ka renditur disa aspekte që do të përmirësojnë situatën ekonomike:

    1. 70% e tatimit në fitim tani po paguhet nga bizneset, dhe investimi në këto familje do të sjellë pjesëmarrje në profit neto të krijuar.
    2. Ky investim do të sjellë zhvillim për fshatin, fermerët dhe fshatarët.
    3. Do të ndalojë ekzodin në qytete dhe shtete të jashtme.
    4. Do të rrisë punësimin për tërë familjen.
    5. Do të zvogëlojë qarkullimin e makinave për të shkuar në punë.
    6. Do të shtojë blerjen e produkteve nga bizneset investuese.

    Kelmendi ka deklaruar se ky projekt do të jetësohet dhe implementohet në tërësi me mbështetje të kryeministrit të ardhshëm, Ramush Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark