Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Egzon Kelmendi, është shprehur se Gjakova ka dhënë mbështetje të fortë për ndryshimin dhe përparimin e Kosovës.
“Pritja e ngrohtë dhe përkrahja e jashtëzakonshme që morëm në Gjakovë janë dëshmi e qartë e vendosmërisë së qytetarëve për ndryshim dhe përparim,” shkroi Kelmendi.
Ai tha se ky qytet do të ketë hovin që e meriton dhe se do të shndërrohet në një zonë të rëndësishme ekonomike për Kosovën dhe rajonin.