Kelmendi i AAK-së uron Trumpin: Heqja e taksave dhe tatimit të dyfishtë Kosovë-SHBA, prioritet i yni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Kelmendi i AAK-së uron Trumpin: Heqja e taksave dhe tatimit të dyfishtë Kosovë-SHBA, prioritet i yni

    Insajderi
    22 January 2025 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet, Egzon Kelmendi, ka uruar fitoren e Presidentit Donald Trump, duke e cilësuar atë si një shembull të suksesshëm të lidhjes ndërmjet biznesit dhe zhvillimit ekonomik.

    Sipas tij, kjo fitore është një dëshmi që individët me sukses në biznes mund të sjellin të mira edhe për shtetin.

    Ai ka thënë se ky është një shembull i dobishëm edhe për Kosovën, duke sugjeruar mundësinë e zhvillimit të bashkëpunimit me Presidencën Trump në fushën e zhvillimit ekonomik.

    “Shteti ynë ka kapacitete të ndërtojë ura bashkëpunimi të mirëfilltë me Presidencën Trump në shumë aspekte e veçanërisht në ato të zhvillimit ekonomik”.

    Kelmendi gjithashtu ka potencuar rëndësinë e heqjes së taksave dhe tatimit të dyfishtë mes Kosovës dhe SHBA-së, duke e cilësuar këtë si një prioritet të tij.

    “Heqja e taksave dhe e tatimit të dyshiftë Kosovë-SHBA, është prioritet i yni. Kjo sepse, SHBA është treg i pafund për Kosovën, përderisa Kosova, edhe pse shtet i vogël për SHBA, mbetet rajon strategjik në këtë pjesë të Ballkanit perëndimorë”.

    Sipas tij, SHBA është një treg i pafund për Kosovën dhe, edhe pse Kosova është një shtet i vogël për SHBA-në, mbetet një rajon strategjik i rëndësishëm në Ballkanin perëndimor.

    Kelmendi ka uruar fitoren e Presidentit Trump dhe ka shprehur angazhimin e tij për të punuar fort për ruajtjen e miqësisë së përhershme mes Kosovës dhe Amerikës.

    “Të punojmë fort në ruajtjen e miqësisë së përhershme me Amerikën! Zoti e bekoftë fitoren tone më 9 shkurt! Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Amerikën!”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark