Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Egzon Kelmendi, ka zhvilluar një takim me qytetarë, simpatizantë dhe bashkëpunëtorë të shumtë në Zahaq të Pejës.
Gjatë takimit, Kelmendi u shpreh se Zahaqi është një dëshmi e qartë e frymës së fitores për koalicionin AAK në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai shtoi se populli i Pejës po kërkon ndryshim dhe se AAK është gati ta realizojë këtë ndryshim me përkushtim dhe angazhim.
“Zahaqi është edhe një dëshmi se fryma e fitores së 9 shkurtit për koalicionin tonë 137, është e pashmangshme. Populli po kërkon ndryshim e ne jemi këtu për t’ia filluar”, tha Kelmendi.
Egzon Kelmendi kandidon me numrin 60 në zgjedhjet e 9 shkurtit.