Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka bërë me dije se deri pak para zgjedhjeve të ardhshme nacionale nuk do t’i bashkohet asnjë partie politike.
Ai ka pranuar se pas largimit nga PDK-ja ka pasur takime me të gjithë liderët e partive politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, por askujt nuk i ka kthyer përgjigje pozitive.
Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Kelmendi ka thënë se gjatë kësaj kohe ka nevojë të jetë deputet i pavarur në mënyrë që t’i prezantojë idetë e tij për zhvillim të vendit lirshëm dhe pa kufizime politike.