Kelmendi: Kosova dhe Shqipëria duhet ta kenë një treg unik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi: Kosova dhe Shqipëria duhet ta kenë një treg unik

    Insajderi
    14 November 2016 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se Qeveria është e interesuar ta rrisë shkëmbimin tregtar me Shqipërinë.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës në udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa, është e përkushtuar që të avancojë maksimalisht shkëmbimin tregtar në të gjitha fushat të dy shteteve dhe në këtë kontekst ne biseduam me kryetaren e Bashkisë së Sarandës, që është një prej zonave të prodhimit të caktuar, që t’i ftojmë qytetarët që të konsumojnë maksimalisht produktet e prodhuara në Sarandë dhe në përgjithësi në Shqipëri”, tha Kelmendi pas takimit që ka pasur kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka dhe nënkryetarin Kristo Kiço.

    Zv/kryeministri kërkoi që produktet e prodhuara në Kosovë, të gjejnë një ambient dhe ekspozim të duhur në Sarandë, në mënyrë që edhe ato të konsumohen.

    “Ne së bashku ta ndërtojmë një treg unik, për të cilin nuk na pengon askush dhe ky treg të jetë treg i fuqizimit të dy prodhimtarive, të Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Kelmendi, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

    Kurse kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, kërkoi bashkëpunim të shtuar në fushën e ekonomisë.

    “Kemi ardhur në Prishtinë së bashku me një ekip nga Bashkia e Sarandës, drejtues të bizneseve dhe sipërmarrës të sferave të ndryshme të biznesit, për të bërë një prezantim të asaj se çfarë mund të bëjmë ne në këtë drejtim dhe për të marrë një shije te të gjithë ata investitorë, biznesmenë të Kosovës, për të ardhur dhe shtuar këmbimet e deritanishme”, tha kryetarja Koka.

    Ajo falënderoi shqiptarët nga Kosova që këtë verë, por edhe në vitet e kaluara, që zgjodhën t’i kalojnë pushimet verore në Sarandë, duke sfiduar distancat e largëta por edhe duke sfiduar  mosnjohjen e terrenit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark