Kelmendi: Opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë pa PDK-në – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi: Opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë pa PDK-në

    Insajderi
    10 May 2017 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi që e ka nënshkruar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Mustafa ka thënë se opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë pa PDK-në.

    “Ky mandat u kurorëzua me një koalicion jo natyral, me baza të interesave personale dhe po ashtu po rrënohet mbi baza të interesave personale”.

    “Ky mocion është nisur nga Nisma, dhe e kam nënshkruar edhe unë por thënë të drejtën nuk i kemi votat ta rrëzojmë pa PDK-në”.

    “PDK është mbështetëse dhe promotor e rrënimit të këtij koalicioni, në anën tjetër ky koalicion dhe kjo qeverisje është përgjegjëse për krimet në vendin tonë”, ka thënë Kelmendi, njofton Klan Kosova.

    Ai ka thënë po ashtu se Kosova gjatë kësaj qeverisje nuk ka pasur suksese.

    “Sistemi arsimor është i fundosur, prandaj ministritë e ardhshme duhet ta ruajnë këtë emër, duhet të quhen “PISA”. E kemi shkatërruar këtë vend për interesa personale, në gjendje më të mirë nuk është as shëndetësia e Kosovës”.

    “Ekonomia është e rrënuar, kemi më shumë import se sa eksport, kryesisht nga Serbia që ka bërë masakra dhe gjenocid në vendin tonë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark