Kelmendi: Shqiptarët kanë luftuar si skllav kundër Perandorisë Osmane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi: Shqiptarët kanë luftuar si skllav kundër Perandorisë Osmane

    Insajderi
    29 June 2016 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi duke kundërshtuar idenë e deputetit tjetër dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se shqiptarët përkatësisht princat shqiptar të asaj kohe, kanë qenë krah për krah Car Lazarit, kundër Perandorisë Osmane.

    Sipas Kelmendit, shqiptarët nuk kanë luftuar asnjëherë kundër Perandorisë Osmane por vetëm si skllav lufte janë detyruar të luftojnë kundër osmanlive.

    “Shqiptarët kanë qenë të robëruar. Kanë qenë popull si skllav ose si robër lufte që janë detyruar të luftojnë kundër Perandorisë Osmane. Perandoria Osmane i ka bërë pronar tokash dhe u ka dhënë pozita, dhe shqiptarët e kanë përaqfuar islamin në mënyrë masive”, ka thënë Kelmendi për emisionin “Rrokum Roll”.

    Sipas tij shqiptarët e kanë përqafuar islamin dhe Perandorinë Osmane me dëshirë dhe për këtë arsye, janë ngritur në poste.

    “Shqiptarët kanë qenë nën sundimin e Car Lazarit dhe Perandorinë Osmane e kanë mirëpritur osmaniltë,  e kanë pranuar në mënyrë masive islamin. Shqiptarët bashkë me Perandorinë Osmane e kanë udhëhequr së bashku gati gjysmën e botën”, ka thënë Kelmendi./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark